fbpx

Rreth nesh

Loom of Fruit sh.p.k. është një kompani e re për prodhimin e shtyllave nga betoni i prestresuar, e krijuar nga bashkimi i kompanisë Italiane me përvojë të gjerë në sektorin e parafabrikimeve industriale dhe kompanisë Serbe me reputacion të provuar në sektorin e prodhimit të strukturave të betonit në nivelin lokal.
01

Loom of Fruit sh.p.k. është një kompani e re për prodhimin e shtyllave nga betoni i prestresuar, e krijuar nga bashkimi i kompanisë Italiane me përvojë të gjerë në sektorin e parafabrikimeve industriale dhe kompanisë Serbe, me një qëllim: ofrimi i një raportit më të mirë të cilësisë dhe çmimit firmave, të cilat merren me kulturat frutore, për t'i kundërshtuar tregut të huaj gjithnjë e më konkurrues.

Kombinimi i Know-how Italian dhe pozita gjeografike e uzinës së prodhimit Serb është një garanci e avantazhit në aspektin e kostos dhe kohës së dorëzimit së produkteve për tregje gjithnjë e më interesante të tilla si Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, gjëgjësisht anëtarët e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP). Prandaj, teknologjia italiane në vendin Serb ka si rezultat „MADE IN SERBIA“, d.m.th. një pullë e cila lejon anulimin e doganës ndaj të gjitha vendeve të BSHP-së.

Kompania ndodhet 100 km në jug të Beogradit, kryeqytetit të Serbisë, në një sipërfaqe prej 16000m2 me sallën e prodhimit prej 4000m2. Fabrika ndodhet vetëm 40 km nga qyteti i Smederevës, i cili është një nga selitë kryesore në aspektin e logjistikës së transportit lumor përmes Danubit deri në portet e mëdha të Detit të Zi.

FUQIA JONË

PAJISJET MË MODERNE

Teknologjia italiane e gjeneratës së re

Prodhimi përbëhet nga tre linja plotësisht të pavarura, dy prej tyre me një gjatësi pak më shumë se 80m dhe e treta me gjatësi prej 15m, janë në gjendje të prodhojë mjaft shtylla në vit për të mbuluar afërsisht 1000 ha. Të gjitha linjat janë të pajisura me sistem ngrohjeje për kontroll të plotë mbi kurimin e betonit në çfarëdo kushte moti. Cilësia e produkteve tona është rezultat i përzgjedhjes me kujdes të lëndëve të para për prodhimin e betonit.

Betoni:

Betoni ynë është i përbërë nga lëndë të para të cilat janë përzgjedhur në bazë të përvojës shumë vjeçare në punën me to dhe bazuar në cilësinë e provuar të produkteve të prodhuara nga prodhuesit e njohur. Prodhimi i betonit bëhet në fabrikën tonë për mbushje të betonit të markës “SIMEM” të prodhuar nga një prodhues italian që kryeson në këtë sektor në nivelin global.

Mekanizimi:

I gjithë procesi i prodhimit, duke filluar nga faza e heqjes së kallëpëve të shtyllave, përmes prerjes, larjes së kallëpëve, deri në fazën e fundit të lustrimit të shtyllave dhe përpunimi termik bëhet duke përdorur makina të bëra sipas teknologjisë Italiane.

03

KNOW HOW

Procesi i prodhimit

04

Cilësia e pajisjeve të prodhimit shoqëruar me stafin profesional garanton një proces të efektshëm prodhimi që tashmë është provuar në sektorin e parafabrikimit.

Fazat e prodhimit fillojnë me ngritjen e elementeve që janë hedhur një ditë më parë dhe duke i prerë ato në matje sipas kërkesës së klientit. Njëkohësisht, kryhet edhe faza e pastrimit mekanik të kallëpit dhe përgatitja e tij për hedhjen e betonit të ri.

Faza kojoj se posvećuje najveća pažnja sledi nakon izlivanja betona, a tiče se oblikovanja stubova, odnosno glačanja kako bi sve četiri strane bile idealno glatke bez oštrih ivica.

Faza të cilës i kushtohet vëmendja më e madhe vijon pas hedhjes së betonit dhe përfshin formimin e shtyllave, gjëgjësisht lustrimin e tyre në mënyrë që të katër anët të jenë krejtësisht të lëmuara dhe pa skaje të mprehta. Pas fazës së prerjes së shtyllave në matjet e përcaktuara, ato paketohen dhe ruhen përkohësisht brenda sallës së prodhimit. Pas disa ditësh ata më në fund do të ruhen në depo të hapur, ku do të presin të ngarkohen dhe t'i dorëzohen klientit.

CILËSIA ËSHTË REZULTATI I REPROMATERIALEVE TË PËRZGJEDHURA

Për prodhimin e shtyllave tona ne përdorim ekskluzivisht betonin vetë-kompaktues ”SCC” (Self-Compacting Concrete). Përbërja granulometrike është krijuar me kujdes duke përzier tre fraksione prej guri të grimcuar i cili ishte larë dy herë për të eliminuar çdo papastërti të mundshme. Duke përdorur çimento portland të pastër PC42,5R me shtimin e një hiperplastifikuesi me një sasi minimale të ujit, marrim nota të konsiderueshme të betonit menjëherë pas 16 orëve të para (>30 MPa), ndërsa pas 28 ditësh marrim nota mbi 55 MPa.

Një avantazh tjetër i rëndësishëm i shtyllave tona është përdorimi i aditivëve për eleminimin e ajrit të bllokuar brenda betonit, duke përmirësuar ndjeshëm vetitë e tij mekanike dhe pamjen estetike.

Me reduktimin e sasisë së ajrit të bllokuar në beton zvogëlohet thithja e ujit e betonit të ngurtësuar, gjë e cila parandalon qërimin e betonit gjatë ngrirjes dhe shkrirjes.

Një avantazh tjetër i siguruar nga përdorimi i aditivëve për eleminimin e ajrit të mbetur është zvogëlimi i vrimave në sipërfaqen e betonit, të cilat janë habitatet e mundshme për kërpudhat dhe insektet, armiqtë më të mëdhenj të të gjitha bimëve.

05

VËMENDJE ABSOLUTE NË DETAJE

Kujdesi për pamjen estetike të produktit tonë buron nga një përzgjedhje e kujdesshme e përbërjes granulometrike të betonit dhe materialeve të tjera, deri në përpunimin mekanik të shtresës përfundimtare, të gjitha në mënyrë që t'i sigurojmë klientit një shtyllë të përsosur, gjë e cila është qëllimi ynë përfundimtar.

EKIP NDËRKOMBËTAR, I RI DHE DINAMIK

Ekipi ynë, i përbërë nga profesionistë të rinj me përvojë solide, të cilët e vendosin energjinë dhe pasionin e tyre në këtë fabrikë prodhuese dhe një lidhje përmes fleksibilitetit të tyre, garanton prodhim dinamik dhe të shpejtë me vëmendje gjithmonë të dhënë për nevojat dhe kërkesat e klientëve.

PERFORMANCA TË ÇERTIFIKUARA NGA LABORATORËT VENDOR DHE TË HUAJ

Garancitë e performancës së shtyllave tona vijnë nga institute dhe laboratorë të ndryshëm të çertifikuar, Evropianë dhe jo-Evropianë, të cilave u kemi besuar kontrollin e cilësisë së produkteve tona. Disa nga rezultatet e marra (të disponueshme në seksionin “download“) na lejojnë të përdorim termin „TOP QUALITY“.

PËRDORIMI I PRODUKTEVE TONA NË PRAKTIKË

Ne jemi duke përmirësuar vazhdimisht prodhimin tonë, duke investuar në teknologji të reja dhe duke u kujdesur për mjedisin jetësor dhe të punës, në kënaqësinë e klientëve tanë, të gjitha me qëllimin e uljes së kostove të tyre dhe rritjes së fitimeve të tyre.

Kontakt

Majora Gavriloviqa pn, 11420 Smederevska Palanka

+381 62 336653

office@loomoffruit.rs 

Na gjeni në Hartë

logo

PERFORMANCAT TONA

Besueshmëria100%
Siguria100%
Cilësia100%
Garancia100%