fbpx

Donacion për Shoqatën e Qytetarëve “Business Innovation Programs“ -BIPS nga Beogradi Donacija Udruženju građana “Business Innovation Programs“-BIPS iz Beograda

Kompania Loom of Fruit sh.p.k. nga Smederevska Palanka (www.loomoffruit.rs) në kuadër të biznesit të saj të rregullt dhe në fushën e biznesit me përgjegjësi shoqërore, më datën 28.05.2019. ka dhuruar 250 shtylla prej betonit të armuar për Shoqatën e Qytetarëve “Business Innovation Programs“ -BIPS nga Beogradi (www.bips.rs) për nevojat e ndërtimit të plantacionit të luleshtrydheve në fshatin Badnjevac të komunës së Batoçina.

Vizioni i „Business Innovation Programs“ është një ekonomi e qëndrueshme, dinamike e tregut të Serbisë bazuar në inovacione, mësimin dhe dijen, e cila u jep të gjithëve mundësi të barabarta për pjesëmarrje dhe zhvillim.

Misioni i BIPS-it është kontribuimi në krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimi i ekspertizës në fushën e zhvillimit ekonomik si metoda efektive për ndërtimin e një shoqërie me fokus të veçantë në bujqësi si një degë industriale në rritje.

Duke punuar vazhdimisht në realizimin e qëllimeve të veta, gjatë vitit 2018, BIPS kishte formuar ndërmarrjen sociale “BIPS-agrar”, e cila kishte marrë mbështetje të konsiderueshme financiare dhe teknike për krijimin e plantacionit të luleshtrydheve në kuadër të programit të BE-së "Smart Start". Përpos kësaj, BIPS kishte ndarë fonde të konsiderueshme për ngritjen e plantacionit nga të ardhurat e veta. Me donacionin nga kompania "Loom of fruit sh.p.k." do të përfundojë një segment i rëndësishëm i ndërtimit të plantacioneve-rrethimi i plantacionit.

Kontakt

Majora Gavriloviqa pn, 11420 Smederevska Palanka

+381 62 336653

office@loomoffruit.rs 

Na gjeni në Hartë

logo

PERFORMANCAT TONA

Besueshmëria100%
Siguria100%
Cilësia100%
Garancia100%